Dy futbollist në dyshim te Spanja

Futboll

Dy futbollist në dyshim te Spanja

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:06
Dy futbollist në dyshim te Spanja

Kombëtara e Spanjës dhe ajo e Italisë do të përballen të martën në kuadër të gjysmëfinaleve të “Euro 2020”.

Sipas mediave spanjolle Pablo Sarabia pritet të mungojë ndaj ‘Azzurëve’ e në dyshim të madh është edhe paraqitja e Emerik Laporte.

Sarabia u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe duket se ka pësuar lëndim serioz. Sulmuesi ishte fantastik për Spanjën deri më tani duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

Në anën tjetër Laporte ka stërvitur ndaras me skuadrën, mbrojtësi ka pësuuar lodhje muskulare dhe mbetet në dyshim paraqitja e tij në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat