10 mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në botë

Futboll

10 mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në botë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Ne kemi mundësinë të shohim lojtarët më të mirë në botë çdo javë duke përformuar në top pesë ligat evropiane.

Një ndër pozitat që kohën e fundit është bërë shumë e mirë, është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Statistikat në edicionin e kaluar dëshmojnë se mbrojtësit e krahut të djathtë janë duke shkëlqyer dhe ndihmuar skuadrën me gola dhe asistime.

WhoScored ka ndërtuar listën me 10 mbrojtësit e krahut të djahtë më të mirë në botë:

10.Reece James – Chelsea

Statistikat në sezonin 2020/21: 25 paraqitje, 1 gol, 2 asistime

Ishte titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Frank Lampard, por vazhdoi shkëlqimin edhe me Thomas Tuchel. Ai mund të luajë si mbrojtës i krahut të majtë edhe si qendërmbrojtës dhe ishte titullar në FA Cup dhe finale të LK.

9.Kyle Walker – Man City

Statistikat në sezonin 2020/21: 22 paraqitje, 1 gol, 1 asistim

Walker ia doli që të lërë prapa Joao Cancelon te Man City. Ishte titullar edhe në finale para portugezit. Fuqia dhe shpejtësia gjithashtu e ndihmuan që të jetë titullar te Anglia në këtë “Euro 2020”.

8.Sergino Dest – Barcelona

Statistikat në sezonin 2020/21: 23 paraqitje, 2 gola dhe 1 asistim

Barcelona e transferoi Dest nga Ajax në vitin 2020 dhe shumë shpejtë bëri të harrohet i larguari Nelson Semedo. 19-vjeçari ka dëshmuar se është i mrekullueshëm në driblime dhe shpejtësi, andaj shkëlqeu në një sezon zhgënjyes te Barcelonës.

7.Juan Cuadrado – Juventus

Statistikat e sezonit 2020/21: 26 paraqitje, 2 gola dhe 10 asistime

Cuadrado vazhdon me shkëlqimin pas dy viteve të humbura në Premierligë me Chelsea. Kolumbiani shkëlqeu në këtë edicion me “Bianconerët” me gjashtë gola në gjashtë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

6.Fabien Centonze – Metz

Statistikat në sezonin 2020/21: 36 paraqitje, 1 gol dhe asnjë asistim

Diçka tjetër është talenti ofensivë Centonze që pos mbrojtjes, është i mirë edhe në sulm. 25-vjeçari është i lidhur me kalimin te Roma dhe Marseille

5.Kieran Trippier – Atletico Madrid

Statistikat në sezonin 2020/21: 28 paraqitje, 0 gola dhe 6 asistime

Gjiganti francez PSG dhe Manchester United janë në garë për Kieran Trippier duke ndjekur këtë sezon të mrekullueshëm me Atletico që fituan La Liga. Pas 10 javëve si i ndëshkuar, Trippier bashkoi skuadrën e Atleticos. Kur nuk ishte në fushë, e mbajti portën e paprekur në tetë ndeshje, duke pranuar 12 gola. Pas rikthimit, Atletico mbajti portën e paprekur 11 herë në 20 ndeshje.

4.Leo Dubois – Olympique Lyon

Statistikat në sezonin 2020/21: 35 paraqitje, 2 gola dhe katër asistime

Në sezonin e tretë me Lyon, Dubois ishte shumë i rrezikshëm në sulm, duke dëshmuar vetën në çdo ndeshje. Por, me Lyon që nuk është në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, ka bërë që të kërkohet nga top skuadrat, ndërkohë edhe Manchester United.

3.Achraf Hakimi – Inter

Statistikat në edicionin 2020/21: 29 paraqitje, 7 gola dhe 8 asistime

22-vjeçari ishte në top formë me 45 paraqitje në të gjitha garat kur iu bashkua Inter nga Reali. Shtatë gola dhe tetë asistime i ndihmuan skuadrës të fitojë Seria A, ndërsa këtë javë do transferohet te PSG-ja.

2.Trent Alexander-Arnold – Liverpool

Statistikat në sezonin 2020/21: 34 paraqitje, 2 gola dhe 7 asistime

Është e drejtë të thuhet se “Euro 2020” ishte vjedhur duke humbur paraqitjet e Arnold që pësoi lëndim në miqësoren ndaj Austrisë. Anglezi kaloi një sezon të mrekullueshëm me Liverpoolin.

1.Joao Cancelo – Man City

Statistikat në sezonin 2020/21: 27 paraqitje, 2 gola dhe 3 asistime

Cancelo mund të thuhet se ishte ndër më meritorët që i ndihmoi Cityt të fitojë Premierligën dhe të arrijë deri në finale të LK. Portugezi shkëlqeu dhe ishte lojtari i tretë më i mirë edicionin e fundit pas Kevin de Bruyne dhe Riyad Mahrez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat