Shqiptari largohet nga skuadra angleze

Futboll

Shqiptari largohet nga skuadra angleze

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:47
Shqiptari largohet nga skuadra angleze

Ezgjan Alioski nuk është më futbollist i Leeds United, ekip në të cilin luan prej verës së vitit 2017.

29-vjeçarit me origjinë shqiptare i përfundoi kontrata me klubin anglez pak ditë më parë.

Bisedimet e rinovimit nuk kanë sjellë marrëveshje dhe Leeds United ka lajmëruar ndarjen me anësorin e majtë nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Klubi bëri ofertën e tij, por nuk ia dolëm të arrijmë akordin e rinovimit me menaxherët e lojtarit“, lexohet në komunikatën zyrtare të Leeds.

Alioski numëron 171 ndeshje me skuadrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa, gjatë së cilave ka shënuar 22 gola. Tani është lojtar i lirë dhe duhet të gjejë një klub të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat