Schmeichel sulmon ashpër gjyqtarin

Futboll

Schmeichel sulmon ashpër gjyqtarin

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:39
Schmeichel sulmon ashpër gjyqtarin

Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel beson se gjyqtari bëri një "gabim vërtet të madh" duke akorduar për Anglinë një penallti kundër Danimarkës dje.

Lojtarët e Gareth Southgate mundën Danimarkën 2-1 në Wembley në ndeshjen e tyre gjysmëfinale të Euro 2020 për të arritur në finalen e tyre të parë të madhe që nga Kupa e Botës 1966.

Mikkel Damsgaard kaloi Danimarkën në epërsi në pjesën e parë me një goditje mahnitëse që la pas Jordan Pickford.

Raheem Sterling fitoi penallti të diskutueshme pas një ndërhyrje nga Joakim Maehle në kohën shtesë.

Harry Kane vulosi fitoren për Tre Luanët. Penalltia është diskutuar shumë pasi në momentin që u sinjalizua në fushë ndodheshin dy topa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat