Tallet me lojtarët e Italisë

Futboll

Tallet me lojtarët e Italisë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:06
Tallet me lojtarët e Italisë

Ylli i Anglisë, John Stones është tallur pamëshirshëm me lojtarët italianë gjatë një seance stërvitore të Anglisë përpara përplasjes monumentale të Tre Luanëve në finalen e Euro 2020 ndaj Azurrëve.

Tre Luanët mundën Danimarkën me rezultat 2-1 në kohën shtesë të mërkurën në Wembley për të prerë biletën e tyre për finalen e madhe të Euro 2020 këtë verë.

Ekipi i Gareth Southgate tani është shumë afër të prek titullin e tyre të parë të Kampionatit Evropian dhe trofeun e parë të Anglisë që nga Kupa e Botës 1966.

Anglezët u shfaqën të patrazuar nga presioni për t’u përballur me Italinë në formë të Roberto Mancinit, ekip i cili aktualisht është në një seri prej 33 ndeshjesh pa humbje.

Pamjet kanë dalë nga një seancë stërvitore në Angli, kur mbrojtësi 27-vjeçar i Manchester Cityt, Stones tallej me italianët.

Stones ka thënë “amano” me gishta të ngulur në ajër.

Stones gjithashtu tallej me kundërshtarët e tij të ardhshëm duke u bërë kinse po kërkon lojë me dorë, duke ua kujtuar prekjen e topit me dorë nga Giorgio Chiellini kundër Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat