Gjilani rikthehet në Kosovë

Futboll

Gjilani rikthehet në Kosovë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:34
Gjilani rikthehet në Kosovë

Gjilani rikthehet në Kosovë. Skuadra e Gjilanit për disa ditë rresht zhvilloi përgatitjet në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, është i kënaqur me procesin stërvitor.  

“Rikthehemi në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Mavrovë, duke mbyllur kështu fazën e parë përgatitore.

Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës.

Gjatë qëndrimit në Mavrovë, skuadra zhvilloi një ndeshje të vetme miqësore, teksa krahas rezultatit (2-1 kundër Renovës)  humbi edhe futbollistin Oltion Rapa, i cili pësoi frakturë në dorën e djathtë dhe tashmë ndodhet në fazën e rehabilitimit.

Gjendja e futbollistit është e mirë dhe stabile, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet edhe kontrolleve të tjera mjekësore për të mësuar më shumë rreth rikthimit të tij në fushën e lojës.

Ekipi do rikthehet në punë gjatë javës së ardhshme për disa ditë, pasi që në fundin e muajit do të udhëtoj sërish jashtë vendit për ta zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve”, njofton FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat