Balliu pranë transferimit në LaLiga

Futboll

Balliu pranë transferimit në LaLiga

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:53
Balliu pranë transferimit në LaLiga

Ivan Balliu, mbrojtësi që ka veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare, me shumë mundësi do të luajë në LaLiga sezonin e ardhshëm.

Gazetari spanjoll, Salva Gomis, shkruan se marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt, pasi palët janë në bisedime të avancuara.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka spikatur në dy sezonet e fundit në LaLiga 2 me fanellën e Almeria, duke u aktivizuar në 36 ndeshje.

Balliu, i cili tani është 29 vjeç, pritet që të nënshkruajë  për dy sezone. Në të shkuarën anësor ka luajtur në Francë me skuadrën e Metz dhe Arouca në Portugali, si dhe me Barcelona B. /abcnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat