Paçarada asiston në barazimin 2:2 kundër Hertha nga Berlini

Futboll

Paçarada asiston në barazimin 2:2 kundër Hertha nga Berlini

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2021 Në ora: 20:21
Paçarada me numër 23

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, u paraqit titullar për St. Paulin, në sfidën miqësore kundër Hertha nga Berlini, e cila përfundoi pa fitues (2:2).

Djali i ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, tregoi lojë shumë të mirë.

Në minutën e 45+2, Paçarada godet bukur nga goditja e lirë dhe Makienok shënon nga pesë metra (2:1) në këndin e majtë.

Paçarada edhe në minutën e 31-të asistoi për bukuri por Makienok nuk u tregua i saktë. 

Mbrojtësi ynë u zëvendësua në minutën e 64-të nga Ritzka. 

Ndeshja u zhvillua në Hamburg në praninë  2500 shikuesve.

St. Pauli - Hertha 2:2

Shënues: 1:0 Kyereh (44’), 1:1 Stark (45’), 2:1 Makienok (45.+2’), 2:2 Serdar (49’).
FC St. Pauli: Smarsch - Zander (Viet 64’), Ziereis (Lawrence 75’), Mediq, Paçarada (Ritzka 64’), Smith (Aremu 64’), Becker (Buchtmann 46‘), Benatelli (Knoll 75’), Kyereh (Brandt 75’), Makienok (Dittgen 46’) dhe Burgstaller (Daschner 64’).
Kryetrajner: Timo Schultz.
Hertha BSC: Schwolow (Körber 46’) - Klünter (Dirkner 69’), Stark (Jastrzembski 69’), Dardai (Netz 69’), Zeefuik (Redan 69’), Ascacíbar (Werthmüller 69’), Mittelstädt (Gayret 69’), Plattenhardt (Gechter 69’), Dilrosun (Michelbrink 69’), Serdar (Morgenstern 69’) dhe Selke (Lukebakio 69’).
Kryetrajner: Pál Dárdai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat