Çfarë po ngjan me Chiellinin?

Futboll

Çfarë po ngjan me Chiellinin?

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 13:50
Çfarë po ngjan me Chiellinin?

Veterani i mbrojtjes aktualisht është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin. Ai pritet ta nënshkruajë kontratë njëvjeçare

Juventusi e ka bërë gati një kontratë të re për Giorgio Chiellinin. Mbrojtësi italian është lojtar i lirë pasi javë më parë i skadoi kontrata me “Zonjën e Vjetër”. Sidoqoftë, paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në Kampionat Evropian kanë bërë që Juve t’ia ofrojë atij një kontratë të re njëvjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi italian duhet të pranojë megjithatë pagë më të ulët. Kontrata e re mund të nënshkruhet në ditët në vazhdim.

36 vjeçari ka dhënë kontribut të madh në sukseset e Juventusit në dekadën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat