Mourinho jep kushtrimin te Roma

Futboll

Mourinho jep kushtrimin te Roma

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:58
Mourinho jep kushtrimin te Roma

Mourinho jep kushtrimin te Roma qysh në 7 të mëngjesit!

José Mourinho është plotësisht i përqendruar në punën e tij te Roma.

“Special One” nuk humb kohë në këtë fazë të rëndësishme të përgatitjes për sezonin e ri dhe sot arriti në “Trigoria” me stafin e tij qysh në orën 7 të mëngjesit.

“Le të punojmë”, – shkroi portugezi në rrjetet sociale, duke postuar gjithashtu një foto të tij duke hyrë në qendrën sportive verdhekuqe.

Pas ditës së pushimit, dhënë ekipit dje, mbas ndeshjes miqësore kundër Triestina, sot Roma do t’iu nënshtrohet dy seancave stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat