Locatelli mbetet përparësia

Futboll

Locatelli mbetet përparësia

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:51
Locatelli mbetet përparësia

Manuel Locatelli mbetet përparësia në merkaton e Juves. Kontakte të vazhdueshme e të përditshme midis klubeve, por kërkesa e Sassuolo, pas ofertës së parë të Juventusit (e refuzuar) pret një kundër-propozim nga bardhezinjtë. 35 milionë euro, midis huazimit 2-vjeçar dhe detyrimit të blerjes përfundimtare, plus 10 milionë bonuse (5 të lehta dhe 5 të vështira), kjo është çfarë dëshiron Giovanni Carnevali.

Nga ana e tij, Locatelli synon vetëm Juven, kjo është arsyeja pse vazhdon të filtrojë optimizëm, edhe pse po kalon koha. Një samit i ri është planifikuar tashmë për këto ditë, Max Allegri do të donte ta kishte atë të disponueshëm, së bashku me axurrët e tjerë në fillim të gushtit.

Ndërkohë, Miralem Pjanic vazhdon të kërkojë kthimin, por për t’i bërë vend atij është e nevojshme të zhbllokohen shitjet, duke filluar me Aaron Ramsey, i cili do të jetë në Continassa nga e hëna. Kontaktet vazhdojnë për Marko Pjaca me Torinon, ndërsa Gianluca Frabotta i afrohet Atalantës, që gjithashtu kërkon Merih Demiral si trashëgimtar të mundshëm të Cristian Romero, afër kalimit te Tottenham. Turku dëshiron të largohet, por vlerësimi prej 35 milionë eurosh nga bardhezinjtë i tremb të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat