Brdariç ua thotë hapur qipriotëve

Futboll

Brdariç ua thotë hapur qipriotëve

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:55
Brdariç ua thotë hapur qipriotëve

Tomas Brdariç ka dhënë një prononcim për median qipriote “kerkida.net”, ku komenton më tepër rreth sfidës së luajtur mbrëmjen e së enjtes kundër AEL Limasolit. Rezultati minimal 1-0 i humbjes mbush me shpresë trajnerin e Vllaznisë, i cili beson te kualifikimi në Shkodër. Më tej Brdariç tregon edhe problemet shëndetësore që prekën lojtarët kuqeblu përpara fillimit të ndeshjes ndaj qipriotëve, teksa zbulon se futbollistët e tij patën probleme me stomakun.

“Unë mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë. Në 30 minutat e para ne kishim kontrolluar mënyrën se si luajti AEL.

Gjatë kësaj kohe AEL kishte probleme dhe na duhej të shënonim. Nga fundi i pjesës ne ishim pasiv dhe lamë hapësira për AEL-in, i cili na dënoi. 1-0 si rezultat nuk është katastrofik. Ne mund ta kthejmë atë në një revansh.

Ne besojmë në kualifikim. Kishim probleme shëndetësore me lojtarët. Disa kishin probleme me stomakun dhe nuk dhanë 100%. Futbollistët e mi kishin një problem gastroenterit. Është e vështirë të dihet nga vinte.

Stefan Cepovic bëri një ndryshim në lojë. Ai është një futbollist shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në Shqipëri. Çdo gjë është e mundur, ne mund të kthehemi dhe të festojmë kualifikimin para tifozëve tanë”, ka thënë Tomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat