Paçarada, ndër më të mirët në ndeshjen e parë në Gjermani

Futboll

Paçarada, ndër më të mirët në ndeshjen e parë në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:11
Paçarada, ndër më të mirët në ndeshjen e parë në Gjermani

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, e ka filluar me këmbë të mbarë edicionin e ri në Bundesliga II. 

Ai me St. Paulin, si vendas e demoluan me rezultat 3:0 Holstein Kiel.

Faqja e specializuar për nota ‘Sofascore’, Paçaradën e ka vlerësuar me notë jashtëzakonisht të mirë. 

Image

Paçarada vlerësohet me notë 7.8 apo është lojtari më i mirë i ndeshjes pas  Finn Ole Becker (St. Pauli) me notë 8.3.

Duhet theksuar se Paçarada realizoi supergol nga rreth 25 metra, duke i lënë të shtangur mysafirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat