Rikthimi i Alegrit është sinjali i parë

Futboll

Rikthimi i Alegrit është sinjali i parë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:41
Rikthimi i Alegrit është sinjali i parë

Rikthimi i Alegrit është sinjali i parë që te Juventusi nuk duan më të eksperimentojnë.

Të paktën jo me trajnerët, sepse për sa i përket fushës, provat janë në rend të ditës. Njëra syresh është ajo që ka si protagonist Kristiano Ronaldon, i cili në sezonin e ri do të duhet të luajë si pykë.

Pozicioni duket se nuk i pëlqen shumë e këtë e ka deklaruar Alesio Takinardi, ish-mesfushor, por njëkohësisht edhe një njohës i mirë i tematikave bardhezi.

“Duket se problemi taktik është Ronaldo, të cilit nuk i pëlqen të jetë pykë. Për këtë duhet të kuptojmë nëse ai ende ka dëshirë të qëndrojë dhe të luftojë për Juven.

Të flasësh për një ekip me ‘pokerin’ Ronaldo-KulusevskiKieza-Dibala në fushë është e pabesueshme. Skema do të ishte vdekjeprurëse. Shpresoj që Ronaldo të pranojë të bëjë sulmuesin e parë”, ka shpjeguar Alesio Takinardi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat