Doli nga shtypi monografia “60 vjet futboll në Komunën Skenderajt” (1958-2018), nga autori, Bekë Abazi

Futboll

Doli nga shtypi monografia “60 vjet futboll në Komunën Skenderajt” (1958-2018), nga autori, Bekë Abazi

Nga: Fatmir Beka Më: 29 korrik 2021 Në ora: 12:37
Doli nga shtypi monografia “60 vjet futboll në Komunën Skenderajt” (1958-2018), nga autori, Bekë Abazi

Ka dalur nga shtypi monografia “60 vjet futboll në Komunën Skenderajt” (1958-2018), nga gazetari dhe ish-futbollisti, Bekë Abazi. Monografia përshkruan në formë kronologjike me pjesë tekstuale, dokumente dhe fotografi, historikun 60 - vjeçar të futbollit në Komunën e Skenderajt. 

Në pjesën e parë është bërë një hyrje për futbollin në Kosovë, në rajonin e Mitrovicës dhe mandej për zhvillimin e futbollit në Skenderaj. Pas një historiku të shkurtër për këtë komunë të Kosovës, autori ka ofruar të dhëna për fillimet e futbollit në Skenderaj.

Aty gjejmë të dhëna për kushtet dhe rrethanat e asaj kohe dhe për njerëzit që kanë qenë pjesë e epokës së futbollit në Drenicë. Një pjesë e mirë e monografisë u kushtohet klubeve të futbollit si “Buduçnosti”, “Skenderaj” dhe “Drenica”, të cilat identifikohen me futbollin në Komunën e Skenderajt. 

Gjithashtu ofrohen të dhëna për organizatorët, donatorët, futbollistët dhe rr
ethanat në të cilat është luajtur futboll. Në këtë monografi gjejmë rezultate të klubeve nga Skenderaj në vite, momente kyçe të lidhura me futbollin, fotografi të rralla dhe dokumente që pasqyrojnë historikun e futbollit 60-vjeçar. 

Monografia është botuar nga Shtëpia Botuese “Orfeu”. Një pjesë e shpenzimeve të botimit është mbuluar nga Komuna e Skenderajt dhe Xhelal Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat