Eu Shkëndijë eu, gjunjëzohet edhe në Shkup!

Futboll

Eu Shkëndijë eu, gjunjëzohet edhe në Shkup!

Nga: K.Goca Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:21
Eu Shkëndijë eu, gjunjëzohet edhe në Shkup!

Eu Shkëndijë eu, gjunjëzohet edhe në Shkup nga skuadra letone, Riga!

Nuk është ajo Shkëndijë nga Tetova, që jemi mësuar të shohim, sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, mposhtet me 0:1 nga Riga.    

“Shkëndija i dha fund verës turpëruese evropiane e cila përfundoi me katër humbje nga i njëjti numër ndeshjesh dhe me një diferencë golash 0:9”, shkruan “Ekipa.mk”.

Soisalo në minutën e 52-të shënoi për fitoren e  Rigas, pas një gabimi të Muratit në anën e djathtë.

Ndeshjen e parë Shkëndija, kampion i Maqedonisë së Veriut, e humbi në Riga me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 eliminohet nga rrethi i dytë i garave në Conference League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat