Mustafi drejt Turqisë

Futboll

Mustafi drejt Turqisë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 12:01
Mustafi drejt Turqisë

Klubi i ri i Superligës së Turqisë, Adana Demirspor, raportohet se është duke e dëshiruar transferimin e Shkodran Mustafit.

Klubi turk javë më parë ka transferuar Mario Balotellin, teksa thuhet se është në bisedime me David Luizin.

Por, Adana Demirspor mund të transferojë në radhët edhe një ish-futbollist të Arsenalit. Sipas “Fanatik”, krerët e klubit turk kanë biseduar me përfaqësuesit e mbrojtësit shqiptar dhe takimi ka qenë mjaft pozitiv.

Transferimi në Turqi për 29-vjeçarin do të ishte një aventurë e re, pasi ai gjatë karrierës së tij së deritanishme ka luajtur në Gjermani, Itali, Spanjë e Angli.

Shkodran Mustafi është lojtar i lirë që nga 1 korriku i këtij viti. Ai së fundmi u aktivizua te Schalke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat