Paçarada ndër më të mirët në Gjermani, ja me çfarë note u vlerësua

Futboll

Paçarada ndër më të mirët në Gjermani, ja me çfarë note u vlerësua

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:59
Paçarada gjatë ndeshjes së sotme

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, sot ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë në fanellën e St. Paulit, e cila importoi pikë nga stadiumi i Aue-s. 

Ballafaqimi mes Aue-s dhe St. Paulit, përfundoi pa gola (0:0).

Paçarada u paraqit standard, duke treguar angazhim të pashoq në fushë. 

Ai u vlerësua me notën ndër më të mirë nga faqja e specializuar “sofascore”.

Paçarada u vlerësua me notë 7.4, ndërsa portier i St. Paulit, Nicola Vasilij 7.8, duke u zgjedhur lojtar i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat