Ferdinand: Kam parrë rreth 10 persona në dhomën e tij

Futboll

Ferdinand: Kam parrë rreth 10 persona në dhomën e tij

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:49
Ferdinand: Kam parë rreth 10 persona në dhomën e tij

Rio Ferdinand ka kujtuar një moment që tregon qartë si Cristiano Ronaldo ka arritur të qëndrojë për një kohë kaq të gjatë në majat e futbollit.

Ish-mbrojtësi i Manchester United ka kujtuar për AS një episod që i ka mbetur në mendje. Ka qenë i ftuar në shtëpinë e portugezit, në kohën e United, dhe është gjendur përballë një ushtrie të vogël.

“Kam parë rreth 10 persona në dhomën e tij. Kam thënë: kush janë këto persona? Çfarë po ndodh? Dhe ai më është përgjigjur shumë thjeshtë, duke m’i prezantuar… Ky është kuzhinieri im, kjo është fizioterapistia, ky është mjeku dhe ky është trajneri personal…”.

Rio ka mbetur i befasuar dhe nuk habitet që CR7, në krahasim me moshën që ka, është akoma në nivele të larta.

“Cristiano është i pari që ka investuar në një ‘skuadër’ në mbështetje të tij. Nëse do t’u jepja një këshillë të rinjve, do t;u thoja që të investojnë te vetja”.

Ish-mbrojtësi nuk ka dyshime:

“Është në një nivel me LeBron James. Janë akoma në majë pas më shumë se 10 vitesh. Është një gjë e paparë. Besoj se e kanë kuptuar para të tjerëve se cila ishte rruga e duhur. Të dy kanë investuar në një super skuadër për të bërë të mundur që fiziku dhe mendja të ishin gjithmonë në maksimum”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat