Zbulohet “bisha” e kuqe 500 mijë euroshe

Futboll

Zbulohet “bisha” e kuqe 500 mijë euroshe

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:20
Zbulohet “bisha” e kuqe 500 mijë euroshe e Agueros te Barcelona

Kun Agüero mbërriti në Barcelonë vetëm tri ditë më parë, pasi kaloi pushimet e merituara me partneren e tij, Sofia Calzetti. Tani, pasi iu bashkua skuadrës katalanase, ​​ai ka shfrytëzuar rastin për t’i bërë vetes dhuratën e parë me fanellën Blaugrana.

Argjentinasi tregoi pak ditë më parë hotelin ku qëndroi në Mykonos, duke shijuar të gjitha komoditetet e mundshme, para se të përballet me sezonin e ri, i 20-ti në karrierën e tij. Një sezon në një ekip të ri dhe me pagë tjetër, goxha më e vogël se te Manchester City, por mjaftueshëm për të blerë makinën e tij të re dhe luksoze.

Ish-futbollisti i “qytetarëve” ka dashur të shtojë një makinë të re në koleksionin e tij. Po flasim për një “Ferrari SF90 Stradale”, automjeti i parë hibrid i firmës italiane; Ferrari i dytë në koleksionin e tij. Një model me ngjyrë të kuqe, që i ka kushtuar sulmuesit afër 500.000 euro.

Është një makinë që ka katër motorë, tre prej tyre elektrikë dhe një me benzinë ​​4.0, çka e lejon të arrijë 1.000 kuaj fuqi, duke ecur nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 2.5 sekonda.

Ky automjet spektakolar do të jetë pjesë e një koleksioni më se të respektueshëm, i cili ka një “Lamborghini Aventador”, që i kushtoi Agüeros trefishin e këtij Ferrari, dhe që ka përshkuar vetëm rreth 1.200 kilometra.

“Në vitin 2014 kam paguar një milion e gjysmë dollarë për një ‘Lamborghini Aventador’. Nuk e di për çfarë dreqin e kam blerë. Duhet të ketë bërë rreth 1.200 kilometra në gjashtë vite. Mezi e kam përdorur. Jam menduar dy vite për çfarë dreqin e bleva atë makinë”, – rrëfeu vetë Kun në një intervistë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat