Isco dhe James Rodriguez ndezin tifozët e Milanit

Futboll

Isco dhe James Rodriguez ndezin tifozët e Milanit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:51
Isco dhe James Rodriguez ndezin tifozët e Milanit

Isco dhe James Rodriguez ndezin tifozët e Milanit për rolin e mesfushorit sulmues.

Dihet se, pas konfirmimit të Brahim Diaz, klubi është në kërkim të një lojtari tjetër. Ndër profile të ndryshme, në shqyrtim edhe ato te spanjollit dhe kolumbianit.

Të dy përfshijnë probleme me koston, duke pasur parasysh se mes rrogës dhe kartonit, investimi nuk duket i vogël.

Në këtë moment, Paolo Maldini dhe Frederic Massara duhet të jenë në gjendje të mbijetojnë dhe në të njëjtën kohë të forcojnë në mënyrë te duhur ekipin. Nuk është e lehtë të mbash gjithçka në ekuilibër…

Jorge Mendes tashmë ka propozuar James Rodriguez te kuqezinjt. Mesfushori sulmues nuk është në planet e Everton, ku Rafa Benitez ka mbërritur si trajner i ri. Agjenti i fuqishëm po kërkon një strehim të mirë për klientin e tij dhe një zbarkim te “Djalli” është veçanërisht i mirëpritur.

Siç shpjegohet nga gazeta Tuttosport James Rodriguez është i gatshëm të ulë pagën e tij për të lehtësuar transferimin.

Ai dëshiron të largohet nga Everton dhe Premier. Everton, për të hequr qafe pagën neto vjetore të lojtarit prej 6-7 milionë eurosh, nuk duhet të bëjë kërkesa të ekzagjeruara për transferimin e kartonit (10 mln euro)

Kohët e fundit ish-fantazisti i Portos, Monacos dhe Real Madridit deklaroi se Italia është një vend që i mungon në karrierën e tij, ai do të donte të luante në Serie A. Milan tani duhet të kryeje disa shitje, duke filluar me atë të Jens Petter Hauge, dhe pastaj ai ndoshta do të jetë në gjendje të lëvizë më konkretisht në tregun e transferimeve në hyrje.

James Rodriguez është 29 vjeç dhe ende dëshiron të drejtoje karrieren e tij, ai është duke kërkuar një projekt që do t’i japë stimuj të rinj.

Veshja e fanellës prestigjioze të Rossonerëve është një sfidë që e motivon shumë. Mbetet për të kuptuar nëse Maldini dhe Massara do të kontaktojnë Mendes në ditët e ardhshme për të hapur një negociatë, ose nëse ata do të kthehen te objektivat e tjerë.

Sakaq, edhe Real Madrid mund të pranojë 15 mln euro për Isco, por rroga e spanjollit mbetet ende e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat