Marotta dhe Inzaghi kundër shitjes së Lukakut

Futboll

Marotta dhe Inzaghi kundër shitjes së Lukakut

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 09:50
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku duket se do të largohet nga Interi.

Lukaku është shumë afër transferimit në Angli te Chelsea.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, është presidenti i Interit Steven Zhang ai që ka vendosur për shitjen e sulmuesit.

Raportohet se drejtori sportiv Beppe Marotta dhe trajneri Simone Inzaghi janë kategorikisht kundër shitjes së yllit të tyre por është Zhang ai që ka vendosur ta shesë.

Presidenti i Interit e sheh shitjen e belgut si zgjidhjen ideale që klubi të del nga kriza financiare që e ka kapluar pas situatës pandemike.

Futbollisti vetëm para pak javësh ishte i bindur të qëndroj në Itali, por duket se edhe ai ka ndërruar mendje tashmë dhe është i pajtimit të kaloj te gjiganti anglez, ku pritet të ketë rrogë shumë më të lartë se sa përfiton aktualisht.

“The Blues” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 130 milionë euro për 28-vjeçarin, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe Marcos Alonso që pëlqehet prej kohësh nga ‘Nerazzurët’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat