Askush nuk e kishte imagjinuar vec trajnerit Cote se Interi që doli kampion do të niste të shpërbëhej. Hakimi u shit, ndërkohë që tani Chelsea ofron 130 milion euro për Romelu Lukaku dhe i dyti mund të jetë pikërisht sulmuesi belg që largohet…
Te Interi pa asnjë diskutim duan ta shesin, por nga ana tjetër nuk duan konflikt me tifozerinë zikaltër, që ka nisur të acarohet.
Ultrasit nuk i kanë kursyer pankartat, ndërkohë që të tjerë “vlojnë” në rrjetet sociale dhe nuk i kursejnë as ofendimet për drejtuesit.
Presidenti Steven Zhang është në shënjestër, madje edhe raporton me Marotta, Ausilio dhe trajnerin Inzaghi nuk e ka të mirë me situatat e fundit që janë krijuar në klub.
Së fundmi një tifoz ka menduar t’i prekë në sedër drejtuesit e Interit, duke lënë jashtë selisë së klubit një kavanoz me monedha…
Ironi, që sigurisht është shpërndarë shpejt në internet...