Ja kush është më i paguari në Spanjë

Futboll

Ja kush është më i paguari në Spanjë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:01
Ja kush është më i paguari në Spanjë

Duke parë që Lionel Mesi nuk rinovoi me Barcelonën, më i paguari në kampionatin spanjoll bëhet një… trajner.

Është e pabesueshme, por e vërtetë.

Në klasifikimin e rrogave më të larta të futbollit europian qëndron një trajner dhe bëhet fjalë për Diego Pablo Simeonen.

Argjentinasi paguhet 24 milionë euro në vit, duke qenë edhe më i paguari në botë nga trajnerët, pra 4 më shumë sesa Pep Guardiola.

Simeone është i pathyeshëm në këtë aspekt dhe përfiton më shumë sesa Garet Bejl apo Antuan Grizman, i cili ka një rrogë afro 18 milionë euro. Pas disa sezonesh do t’i shkojë rroga 23 milionë, por sërish “Çolo” do të mbajë vendin e parë në këtë klasifikim. Mbetet për t’u parë sa do të zgjatë kjo, nëse Mbape shkon te Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat