Gjilani dhe Ballkani para testit të madh

Futboll

Gjilani dhe Ballkani para testit të madh

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:20
Gjilani dhe Ballkani para testit të madh

Sot do të zhvillohet një miqësore shumë interesante mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar për miqësoren që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

“Për ditën e nesërme (SOT) është planifikuar një ndeshje miqësore pasdite ndaj skuadrës së SC Gjilanit. Ndeshja miqësore do të luhet në qytetin e Gjilanit duke nisur nga ora 17:30”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare.

Dy skuadrat janë përforcuar dukshëm në këtë afat kalimtar.

Një takim mjaftë interesant përpara fillimit të Superligës padyshim që do të jetë kjo përballje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat