Adli mbetet objektivi kryesor

Futboll

Adli mbetet objektivi kryesor

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:16
Adli mbetet objektivi kryesor

Jasin Adli mbetet objektivi kryesor për të pasuar Çalhanoglunë, pavarësisht se roli i përket tashmë i Brahim Diazit. Ai ofron një interpretim ndryshe të rolit, ndaj drejtuesit vijojnë të punojnë për ta blerë. Franko-algjeriani me pasion pianon kushton 10 milionë euro dhe marrëveshja është pranë mbylljes, megjithatë, kuqezinjtë vazhdojnë të kërkojnë mesfushorë.

Emri më i ri në listën e Maldinit është ai i Florian Grilitç. I aftë të bëjë organizatorin, austriaku është më shumë një arsyetues. E thënë me numra, i pari është 10-ësh ndërsa i dyti një 8-ësh i mirëfilltë.

Dëmtimi i Kesit detyron klubin të ndërhyjë ende në merkato, ndaj objektivi është 26- vjeçari i Hofenhaimit që shkëlqeu në Europian me Austrinë, pasi mund të luajë si mesfushor i pastër, por në raste nevojë di të bëjë edhe fantazistin.

Praktikisht një lloj Benaseri, por me një strukturë më të mirë fizike falë 186 centimetrave gjatësi.

ARKITEKTI – Që nga viti 2017 Grilitç luan, siç thamë, te Hofenhaimi ku Nagelsmani e konsideronte titullar të paprekshëm falë ideve dhe manovrës që i jepte skuadrës. 8 gola në 133 ndeshje flasin qartë për një mesfushor të mirëfilltë, i cili e ka nisur karrierën si qendërmbrojtës.

Në Austri njihet si “arkitekti i lojës” ndërsa me kombëtaren gjatë Europianit ra në sy përgjatë 110 minutave kundër Italisë. Praktikisht cilësi dhe forcë në një repart i cili duhet të bëjë pa Kesin të paktën për një muajt.

Në favor të Milanit, është kontrata e Grilitç që skadon pas një viti dhe fakti që mentori i tij, Nagelsman, shkoi te Bajerni. Në këto kushte Hofenhami nuk mund të pretendojë 18 milionë eurot që i vlen kartoni, ndaj do të duhet të mjaftohet me gjysmën e shumës. Milani qëndron në pritje, teksa Maldini mund të përfundojë operacionin në javën e fundit të merkatos së kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat