Sulmuesi nuk është as në bankën rezervë për ndeshjen që Tottenham është duke e zhvilluar kundër kampionëve të Premier Ligës sonte
Harry Kane është lënë jashtë skuadrës së Tottenhan që përballet me Manchester City në ndeshjen e parë të sezonit në Premier Ligë.
Sulmuesi është lidhur me një largim nga Spurs këtë verë, edhe pse është raportuar se ai nuk është ende gati për t’u paraqitur në një ndshje të Premier Ligës.
Është raportuar qysh në fillim të gushtit që 28 vjeçari është kthyer vonë në stërvitje me Spurs pas pushimeve të tij verore derisa ai ka lëshuar një deklaratë ku mohon deklaratat se ai është duke u refuzuar që të stërvitet me shokët e tij.
Trajneri i Spurs tha të hënën e kaluar që Kane do të jetë gati për të luajtur në ndeshjen me kampionët e Premier Ligës.
“Ai ka nevojë që të punojë (në fitnesin e tij pasi është kthyer nga pushimet e tij). Ai ka nevojë që të punojë që të jetë gati për ta ndihmuar skuadrën”, ka thënë Nuno për Sky Sports para fillimit të ndeshjes.
“Ai nuk ka nevojë për shumë sesione të stërvitjeve. Ka nevojë që të jetë fizikisht më mirë”.
Kur është pyetur nëse Kane është në këtë ndeshje, Nuno ka shtuar: Ai u stërvit në mëngjes, nuk e di çfarë do të bëjë tani”.
Ylli anglez është lidhur shumë me një largim nga Spurs këtë verë, me City që janë favorit për ta marrë atë. Është raportuar që në qershor se City do të bëjë një ofertë 100 milionë funte gjatë këtij afati kalimtar.
Por, këtë javë, trajneri Pep Guardiola ka refuzuar të flet për mundësinë e këtij transferi kur është pyetur në një konferencë për shtyp.
“Ai është lojtar i Tottenhamit. Nuk dëshiroj të flas për të. Kam bërë një përjashtim herën e kaluar, zakonisht nuk flas për transferet”, tha ai.
Kane, i cili përfundoi sezonin e kaluar si top golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Premier Ligë , ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me Spurs.