Teuta reagon pas tërheqjes së Arapit

Futboll

Teuta reagon pas tërheqjes së Arapit

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:22
Teuta reagon pas tërheqjes së Arapit

Pas lajmit të “Panorama Sport” se Renato Arapi i thotë “Stop” futbollit të luajtur, tani vjen konfirmimi edhe nga klubi i Teutës. Klubi durrsak e ka zyrtarizuar këtë lajm me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” duke deklaruar se kapiteni Arapi ka “varur këpucët në gozhdë” duke i uruar gjithë të mirat liderit të tyre.

 

“Renato Arapi i thotë “mjaft” futbollit të luajtur. kapiteni i Teutës ,zyrtarisht “var këpucët në gozhdë” pas tre sezonesh të sukseshme në klubin e Teutës.

Faleminderit përzemërsisht Kapiten!

3️⃣-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 3️⃣ vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i kan thën mirupafshim njëri-tjetrit duke i lën një dere të hapur për të ardhmen.

Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipëris, dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i sjellur trofe. Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi.

E mbase edhe si kapiten arriti ta ngrinte trofeun historik të Kampionatit të fituar më 26 maj. Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do kujtohet përgjimthon. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT! Shumë suksese në vazhdim kampio!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat