Valverde zbulon detaje nga karriera e tij

Futboll

Valverde zbulon detaje nga karriera e tij

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:44
Valverde zbulon detaje nga karriera e tij

Ernesto Valverde zbulon detaje nga karriera e tij në stolin e Barcelonës dhe shkarkimin me polemika të tij nga “Camp Nou” në janar të vitit 2020.

Dihet se sa të ftohta ishin marrëdhëniet e tij me Lionel Messin, i cili sot nuk është më në skuadër.

Zërat për një sherr të trajnerit me kapitenin e tij nuk mbeten thjesht spekulime dhe u konfirmuan nga të dy protagonistët.

MESSI – Por, kjo është një temë për të cilën Valverde nuk është ende i gatshëm që të hyjë në detaje dhe nuk dëshiron të zbulojë se çfarë ndodhi mes tyre brenda dyerve të dhomës së zhveshjes.

“Nuk mund të them se çfarë ndodhi”, thotë ish-trajneri i Atletik Bilbaos gjatë një interviste në programin “El Dia de Manana”.

“Është pjesë e misterit. Është më mirë që njerëzit të mos e dinë të vërtetën”, shtoi trajneri, që me një deklaratë të tillë vetëm sa shton më shumë interesin e publikut për përplasjet e tij me numrin 10.

RIKTHIMI – Ai komentoi edhe shkarkimin e tij nga klubi dhe nëse ka planet për t’u rikthyer në stolin e një skuadre tjetër. “Mendoj se është e mundur që të rikthehem sërish në stolin e një ekipi. Por, duhet të jetë një projekt i ndryshëm, të jetë diçka stimuluese dhe motivuese. Pasi u largova nga Barcelona m’u desh pak kohë për të pushuar. Doja që të udhëtoja, por për shkak të pandemisë ishte e pamundur. Për momentin nuk jam i qartë se çfarë do të bëj më pas”.

BILBAO FAMILJE – Më shumë sesa pjesë e Barcelonës, Valverde identifikohet me ADN-në e Atletik Bilbaos. Me baskët ai regjistroi 188 ndeshje mes vitit 1990 dhe 1996 dhe pastaj u ul në stolin e “Luanëve” në dy raste të ndryshme mes vitit 2013 dhe 2017, përvoja prej të cilave ai fitoi shansin për të drejtuar Barcelonën. Valverde pranon se në stolin e baskëve ai ka sigurisht edhe kujtimet më të bukura:

“Ndihesha më i lumtur te Bilbao në çdo aspekt. Do ishte e vështirë që ta gjeje atë ndjesinë e përkatësisë diku tjetër. Gjithçka ishte në favorin tënd, gjithçka është atje për ty dhe ti identifikohesh me gjithçka. Njerëzit e vënë në dyshim filozofinë tonë (që luajmë vetëm me lojtarë baskë), por ata vazhdojnë ta bëjnë këtë, kanë arritur në finale me këtë filozofi dhe kanë fituar Superkupën e Spanjës. Skuadra që unë menaxhova ishte fantastike.

Ata vazhduan të ishin konkurrues për ato katër vite. Marrëdhëniet personale ishin të shkëlqyera dhe si rezultat, edhe largimi im prej andej ishte me të vërtetë i vështirë. Ishte më e vështirë që t’u jepje lamtumirën lojtarëve sesa të bëje një konferencë për shtyp. Unë u ndjeva si njëri prej tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat