Sulmi i Realit për Mbappe, në fund të gushtit

Futboll

Sulmi i Realit për Mbappe, në fund të gushtit

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:43
Sulmi i Realit për Mbappe, në fund të gushtit

Real Madridi është vetëm duke pritur momentin e duhur për të nisur sulmin përfundimtar ndaj Kylian Mbapé.

Nuk ka nxitim në “Casa Blanca”, teksa pritet që afati i transferimeve të mbyllet pas dhjetë ditësh.

Ekziston një ide shumë e qartë: më 30 gusht, klubi madrilen do t’i paraqesë një superofertë PSG, mes 130 dhe 170 milionë eurove, me qëllim lirimin e kampionit francez, një vit para përfundimit të kontratës së tij me klubin e Al-Khelaifi.

Kjo u zbulua nga gazeta spanjolle “AS”, e cila këmbëngul se Reali Madridi e bazon strategjinë e vet në dy pika fikse: dëshira e Mbappe për të mos rinovuar marrëveshjen me PSG-në dhe dëshira e tij për të luajtur në klubin më të suksesshëm në botë.

Në skenarin më të keq, Real Madridi me siguri do ta sigurojë sulmuesin francez brenda një viti, kur të dalë lojtar i lirë, por në kryeqytetin spanjoll janë të sigurt se parizienët do t’i hapin dyert për negociatat në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat