Për të pozuar nudo, zbulohet oferta marramendëse e modeles për Messin

Futboll

Për të pozuar nudo, zbulohet oferta marramendëse e modeles për Messin

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:02
Për të pozuar nudo, zbulohet oferta marramendëse e modeles për Messin

Një blerëse speciale u shfaq në ankandin e kartopecetës që fshiu lotët Lionel Mesi gjatë konferencës së lamtumirës me Barcelonën. Bëhet fjalë për modelen braziliane Luana Sandien, e cila ka pozuar në revistën e famshme “Playboy”.

Sipas “Daily Star”, bukuroshja seksi, e dashuruar me Barcelonën, ka bërë një ofertë marramendëse me vlerë 600 mijë dollarë, për kartopecetën.

Modelja planifikoi të pozonte nudo, vetëm me kartopecetën që Lionel Mesi përdori në konferencën për shtyp të lamtumirës nga Barcelona, me të cilën fshiu lotët.

“Unë ofrova 600 mijë dollarë për ta siguruar atë  kartopecetë të Mesit, por reklama e ankandit u zhduk. Unë dhashë më shumë se gjysmën e shumës së kërkuar në ankand, duke besuar se do të fitoja, por reklama u zhduk pas ofertës sime, nuk e gjej më askund.

Reklama doli në internet, pa dhënë më shumë informacion në lidhje me rezultatin e çështjes, kështu që nuk e dimë nëse dikush e bleu kartopecetën e lotëve të Mesit apo reklamuesi hoqi dorë nga ideja e shitjes”.

Modelja braziliane ndër të tjera tha se të pozonte për ‘Playboy Africa’ me një fanellë të Barcelonës, ishte një nga përvojat më të mira të saj.

“Daily Star” raporton se shitjet e fanellave të Barcelonës u rritën me 50% si rezultat i ‘bluzës’ blaugrana që veshi ajo.

Duke folur pasi doli revista “Playboy”, Sandien tha: “Unë gjithmonë e kam mbështetur Barcelonën, sepse jetoj në Spanjë, kështu që ndikimi i saj këtu është më i fortë. Gjithashtu, unë mendoj se lojtarët katalanas janë shumë më të nxehtë se të ekipeve të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat