Teuta konfirmon ndarjen me Karabecin

Futboll

Teuta konfirmon ndarjen me Karabecin

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:45
Teuta konfirmon ndarjen me Karabecin

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin kryeqytetas.

32-vjeçari pritet të nisë një eksperiencë të re në Superligën e Kosovës, me kampionët e Prishtinës. Karabeci nuk ishte një titullar stabël te blutë e Teutës, por kontributi i tij ishte i madh për aq sa luajti, për profesionalizmin që tregoi. Ai shënoi edhe një gol me durrsakët gjatë sezonit që u mbyll.

NJOFTIMI I TEUTËS:

Faleminderit Kampion!

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin.

Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat