Skandal, ja si rrihen gjyqtarët, nuk kursehet edhe gjyqtarja femër në shtetin e rajonit 

Futboll

Skandal, ja si rrihen gjyqtarët, nuk kursehet edhe gjyqtarja femër në shtetin e rajonit 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:11
Skandal, ja si rrihen gjyqtarët, nuk kursehet edhe gjyqtarja femër në shtetin e rajonit 

Skandal në Bosnjë dhe Hercegovinë. Tifozët vendas sulmuan gjyqtarët, pasi mysafirët shënuan golin e dytë.

Ndeshja u luajt në Bashigovc pasi që Sllatina lejoi Buduçnostin të luante ndeshje në stadiumin e saj.

Marrëveshja e bashkëpunimit pritet të përfundojë shumë shpejt pas incidentit të rëndë, për shkak të së cilës Sllatina lëshon një deklaratë.

“Të dashur miq sportivë, ne po njoftohemi me rastin e skenave të pahijshme në ndeshjen e kampionatit të Ligës së Dytë TK- Jug, e cila u luajt në stadiumin tonë midis ekipit nikoqir Buduçnosti Lukavica D. dhe ekipit udhëtues Rudar Bukinje.

Ne distancohemi plotësisht dhe shprehim keqardhjen tonë të thellë për gjithçka që ndodhi në stadiumin tonë dhe në vendin tonë. Gjatë javës së ardhshme, do të mbahet një seancë e Bordit të Drejtorëve të klubit, do të merret një vendim", - thuhet në një deklaratë të klubit. 

Delegati i takimit, Adel Avdiç nga Lukavac, ka shkruar mes të tjera: 

“Pas golit të dytë, ndodhi një kaos i përgjithshëm, ku tifozët vendas hyjnë në fushë. Pas sulmit ndaj ndihmësgjyqtarit Muamer Tupajiq, ai pësoi lëndime të lehta në kokë dhe gjoks.

Tifozët më pas u drejtuan drejt gjyqtarit kryesor Almir Kariç, i cili mori goditje, dhe ata sulmuan gjithashtu gjyqtaren Amina Dzhibriç, e cila pësoi goditje në hundë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat