Kush do të jetë 10-ta e re e Barcelonës?

Futboll

Kush do të jetë 10-ta e re e Barcelonës?

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:13
Kush do të jetë 10-ta e re e Barcelonës?

Kush do të jetë 10-ta e re e Barcelonës? Do të ishte normale të thuash që askush nuk do ta marrë atë fanellë, por në teori nuk duhet të jetë kështu. Thjesht sepse… nuk mundet. Rregullorja e La Liga-s është jofleksibile, 25 lojtarë që duhet të regjistrohen për kampionatin duhet domosdoshmërisht të mbajnë një numër nga 1 në 25, me 1, 13 dhe 25 të rezervuar për tre portierët e skuadrës.

Pastaj, ata që vijnë nga ekipet e të rinjve dhe ekipi B marrin numra të tjerë. Rregulli nuk pranon kompromis, teksa e njëjta gjë po zien edhe te Real Madridi për numrin shumë të rëndë 4, të Sergio Ramos. Në “Santiago Bernabeu”, në fund, fanella që i përkiste “Gran Capitan” u mor nga Alaba, me një akt të bukur guximi, duke pasur parasysh gjithçka që bëri andaluziani me të bardhët.

Nëse vendimi për t’ia besuar dikujt fanellën që për gati 20 vite nënkuptonte Leo Messin nuk mund të bëhet lehtë, është gjithashtu e vërtetë, sipas “Mundo Deportivo”, se askush nuk duket aq i gatshëm ta marrë atë te katalanasit.

Shumë keq që, në rast të moslargimit të “tepricave”, dikujt do t’i duhet domosdoshmërisht ta veshë atë fanellë. Në fakt, për momentin vetëm 10 dhe 25 mbeten numra të lirë dhe rregullat e La Ligas janë shumë strikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat