Futbollisti shqiptar ndërron skuadër

Futboll

Futbollisti shqiptar ndërron skuadër

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:56
Futbollisti shqiptar ndërron skuadër

Armand Rada ka ndërruar skuadër. Futbollisti shqiptar ka lënë Renaten dhe është transferuar në radhët e Virtus Entelas.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin e ri italian dhe do të jetë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm.

Rada mbetet përsëri pjesë e Serie C, teksa Virtus Entela nuk arriti të mbijetonte në Serie B sezonin që shkoi.

Megjithatë skuadra nga Kiavari synon përsëri ringritjen në ligën e dytë të futbollit italian dhe për të përmbushur këtë objektiv dëshirojnë edhe kontributin e lojtarit shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat