Rennes firmos me yllin e Dinamos

Futboll

Rennes firmos me yllin e Dinamos

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:19
Rennes firmos me yllin e Dinamos

Rennes bën një goditje të rëndësishme në merkato. Klubi francez ka arritur akordin me Dinamon e Zagrebit për mesfushorin kroat Lovro Majer.

Djaloshi i datëlindjes 1998 ka spikatur me paraqitjet e tij gjatë dy sezoneve të fundit me fanellën e Dinamos së Zagrebit dhe për të bindur kroatët të lejonin largimin e Majer.

 Rennes ka derdhur në arkat e kroatëve shumën e 12 milionë eurove!

Ndërkohë që Dinamo ka ruajtur edhe 20% të vlerës së kartonit të mesfushorit që e kishte nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon me skuadrën nga Zagrebi duke realizuar 5 gola mes kampionatit dhe kualifikueseve të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat