Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka 11-shen që ka ëndërruar që prej ditës së parë kur mori drejtimin e “Djajve të Kuq”.
Me transferimin e lojtarëve të mëdhenj çdo merkato dhe në fund tani Cristiano Ronaldon nga Juventusi, Manchester United do të ketë një 11-she që do të luftojë pa asnjë dyshim për trofeun e UEFA Champions League.
Përvec Ronaldos, United në sulm e ka blerë Sanchon, derisa në mbrojtje e ka blerë Raphael Varanen nga Real Madridi.
Sa i përket mesfushës, aty janë dy prej më të mirëve në botë, Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, që gjithmonë do ta kenë vendin e sigurt në 11-she, dhe janë të konfirmimit për të kompletuar treshen në mesfushë, me McTominay dhe Fred që po luftojnë për një vend.
Sky Sports ka publikuar formacionin e mundshëm të Djajve të Kuq me të cilin do të paraqitet në shumicën e ndeshjeve të sezonit që tashmë ka nisur.