Balotelli godet shokun e skuadrës

Futboll

Balotelli godet shokun e skuadrës

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:52
Pamje nga videoja

Mario Balotelli goditi një shok të skuadrës së Adana Demirspor pas zhgënjimit që kishte pasi u zëvendësua herët në ndeshjes e së premtes.

Reprezentuesi italian njihet për polemikat dhe ai tani fillon t’i tregojë edhe në Superligën turke.

Kur rezultati ishte 0-0, trajneri i Demirspor, Samet Aybaba vendosi të ndryshojë gjërat, duke larguar Balotellin në minutën e 56’të

Balotelli nuk ishte i lumtur dhe u ul në stol me nervozizëm, ndërsa bërtiste afër një shoku të ekipit dhe një trajneri.

Ai pastaj përplasi këmbët në tokë para se të godiste lojtarin që ishte ulur djathtas në krah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat