Enrique: Suedia vlen gjysmë bilete për në Botëror

Futboll

Enrique: Suedia vlen gjysmë bilete për në Botëror

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:01
Enrique: Suedia vlen gjysmë bilete për në Botëror

Luis Enrike dhe Spanja do të kërkojnë mbrëmjen e sotme për të bërë arratisjen e nevojshme në grup. “Furia e kuqe” kryeson Grupin B me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6, Greqia (2) e Gjeorgjia (1) shumë prapa, ndërsa Kosova mbyll renditjen me 0 pikë pas dy ndeshjesh:

“Nuk dua t’iu përgjigjem pyetjeve të tipit pse sërish asnjë lojtar i Realit të Madridit i grumbulluar… Ajo që dua të them menjëhere është se jam pikë së pari i lumtur që ritakohem me futbollistët e mi në Kombëtare, pas një Europiani fantastik që bëmë.

Por pas shtrëngimit të duarve ideja në kokën time ka qenë vetëm një: Me Suedinë është një ndeshje jetike për të shkuar në Botëror. Jo vetëm do të luajmë në transfertë ndaj një skuadre eksperte, por me shumë talent dhe forcë fizike. Këtë duel duhet ta fitojmë me çdo kusht pasi do të na jepte atë shkëputjen në renditjen që do të na jepte gjysmë bilete për në Katar.

Fakti që kemi luajtur një ndeshje më shumë se ata na detyron të fitojmë, për të mos i hapur telashe vetes në vazhdimin e grupit”, deklaroi Enrike.

FORMACIONET E MUNDSHME –

SUEDIA (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelëf, Helander, Augustinson; Larson, Olson, Ekdal, Forsberg; Isak, Kulusevski. Trajner: Jane Anderson

SPANJË (4-3-3): Sançez; Azpilikueta, Garsia, Laport, Gaja; Buskets, Koke, Rodri; Torres, Morata, Moreno. Trajner: Luis Enrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat