Kjo është gjendja e portierit hungarez pas përplasjes me shqiptarin

Futboll

Kjo është gjendja e portierit hungarez pas përplasjes me shqiptarin

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:09
Kjo është gjendja e portierit hungarez pas përplasjes me shqiptarin

Portieri titullar i Hungarisë, Peter Gulasci luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, pasi pati një përplasje me Bekim Balajn në minutën e 27’ dhe stafi mjekësor maxhar vendosi të mos e rrezikojë më gjatë.

Gjithsesi pas monitorimit 24-orësh për ndonjë problem të mundshëm në kokë apo shpinë, tashmë është konfirmuar se dëmtimi i Gulascit ishte i lehtë dhe portieri do të fluturojë nesër drejt Gjermanisë, për t’u vënë në dispozicion të stafit mjekësor të Leipzig.

Gardiani 31-vjeçar do të kryejë një tjetër ekzaminim mjekësor te Leipzig, para se të nisë përgatitjet për sfidën e fundjavës, ku ‘demat” do të përballen me Bayernin e Mynihut në “Red Bull Arena”.

Gulasci është titullar edhe në klubin e Leipzig, që sfidën e fundjavës me Bayernin e ka të veçantë, pasi te bavarezët janë transferuar këtë verë tre ish-ë si trajneri Nagelsmann, mbrojtësi Upamecano dhe mesfushori Sabitzer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat