Vëllaznimi fiton derbin e rivalëve të vjetër, Trepça ’89 lider

Futboll

Vëllaznimi fiton derbin e rivalëve të vjetër, Trepça ’89 lider

Nga: K.G. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:18
Vëllaznimi fiton derbin e rivalëve të vjetër, Trepça ’89 lider

Vëllaznimi nga Gjakova në udhëtim e ka fituar derbin e rivalëve të vjetër, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Trepçën nga Mitrovica, në takimin e javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Trepça ’89 kthehet me tri pikë të mëdha nga Rahoveci, duke shënuar fitore me rezultat 3:1. 

Besa e Pejës pëson debakël si mysafirë, 4:0 nga Istogu. Derbi prizrenas përfundon baras (1:1) mes A&N e Lirisë.

Onix dhe Drenasi ndahen baras (2:2).

Grupi A
A & N – Liria    1:1
Rahoveci – Trepça ’89 1:3
Onix - Drenasi            2:2
Istogu – Besa              4:0
Trepça - Vëllaznimi     1:3
Pas javës së tretë, Trepça '89 kryeson me 7 pikë, pasojnë Vëllaznimi 7, Onix 5, A&N 5, Trepça 4, Rahoveci 4, Istogu 3, Drenasi 2, Liria 2 dhe Besa 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat