Dardan Çaka drejton derbin Drenica – Drita

Futboll

Dardan Çaka drejton derbin Drenica – Drita

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:41
Dardan Çaka drejton derbin Drenica – Drita

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me ndeshje shumë interesante në kuadër të javës së 5-të.

Për këtë xhiro, janë deleguar edhe gjyqtarët kryesorë.

Takimi më interesant në këtë xhiro do të jetë dueli mes Drenicës dhe Dritës, ku gjyqtar kryesor është vendosur Dardan Çaka, me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj, gjyqtar i katërt Isak Ceroviku dhe në dhomën e VAR-it Erdall Zasella.

Ndeshjen Ballkani – Llapi do ta drejtojë Alban Shala, ndërsa atë mes Dukagjinit dhe Prishtinës do ta drejtojë Mervan Bejtullahu.

Gjilani – Ulpiana do të drejtohet nga Lirim Jashari, ndërsa Malisheva – Feronikeli për gjyqtar të parë ka Valbon Hoxhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat