Raiola: Donnarumma nuk është tradhtar

Futboll

Raiola: Donnarumma nuk është tradhtar

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:42
Raiola: Donnarumma nuk është tradhtar

Largimi i Donnarummës nga Milani këtë verë, hidhëroi jo pak tifozët kuqezi, pasi iku me parametra zero drejt PSG-së, ndërsa menaxheri Mino Raiola ka komentuar transferimin, duke u shprehur se ajo e portierit nuk ishte një tradhti ndaj klubit italian.

Ajo e Donnarummës nuk ishte një tradhti dhe më vjen shumë keq që u trajtua ashtu nga tifozët e Milanit.

Ai mori një vendim për karrierën e tij, ashtu siç mund të kishte vepruar edhe katër vite më parë. Mendoj se Juventus dhe klube të tjera do të kenë pishmanin që nuk e morën këtë. Sa i përket PSG-së, nuk ka rivalitet me Navas, pasi do të luajë Gigio”, u shpreh Raiola.

Një tjetër futbollist i rëndësishëm që përfaqësohet nga menaxheri i njohur, është edhe Paul Pogba, i cili ka nisur vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet verën e ardhshme nga “Old Trafford”.

“Për të ardhmen e Pogba do të flasim me klubin e Manchester United dhe do të vendosim, megjithatë Torino i ka mbetur në zemër dhe nuk e përjashtoj një rikthim te Juve. Gjithsesi kjo varet nga shoqëria e klubit bardhezi”, deklaroi Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat