Shqiptari shënon në Arabinë Saudite

Futboll

Shqiptari shënon në Arabinë Saudite

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:07
Shqiptari shënon në Arabinë Saudite

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, shënoi golin e dytë për klubin e tij të ri, Al Ahly.

Alioski u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 15-të, duke kaluar në epërsi ekipin e tij.

Al Ahly barazoi me rezultat 1:1 me Al - Fateh.

Duhet theksuar se mysafirët barazuan pesë minuta më vonë, me golin e Al Buraikan. 

Për Alioskin, ky është goli i dytë nga pika e bardhë në Arabinë Saudite.

E veçanta është se Al Ahly nga pesë ndeshje ka po aq barazime dhe renditet në vend të dhjetë, ka tre pikë me pak se rivali që gjendet në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat