Bale jashtë së paku dy muaj

Futboll

Bale jashtë së paku dy muaj

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:44
Bale jashtë së paku dy muaj

Gareth Bale do të jetë jashtë për dy muaj dhe nuk do të luajë deri në fillim të nëntorit.

Kjo është e qartë nga testet që janë kryer mbi uellsianin, i cili pësoi dëmtime muskulore në këmbën e tij të djathtë të shtunën e kaluar gjatë një seance stërvitore në Santiago Bernabeu.

Ai ka munguar për një javë dhe do të jetë jashtë të paktën edhe shtatë të tjerë.

Gazetari Miguel Ángel Díaz, nga Cadena COPE, zbuloi në Twitter se pas testeve të kryera në Bale, është mësuar se do të jetë jashtë nga tetë deri në 10 javë, derisa AS, nga disa burime të sigurta brenda Real Madridit, siguron se do të jetë jashtë të paktën tetë javë.

Është një lajm i keq për Realin, por edhe për vet Bale, që shpresonte të lë gjurmë këtë sezon në Bernabeu, që mesiguri do të jetë i fundit, pasi do t’i skadojë kontrata në qershor dhe Reali nuk do ta rinovojë me uellsianin pas polemikave dhe problemeve të shumta që ai ka shkaktuar viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat