​Inter-Bologna, formacionet e mundshme

Futboll

​Inter-Bologna, formacionet e mundshme

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Pas humbjes kundër Real Madridit në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, Interi do të kërkoj këndelljen sot, ku do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Bolognas.

Në xhiron e fundit të Serie A, kampioni Interi barazoi me rezultat 2:2 me skuadrën e Sampdorias, kurse Bologna rikthehet nga fitorja 1:0 ndaj Veronas.

Pas tre xhirove të zhvilluara, Interi zë pozitën e katërt në tabelë me shtatë pikë, aq sa ka edhe Bologna në vendin e gjashtë.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, Interi vazhdon të jetë pa shërbimet e Brazaos, Eriksen dhe Sensi, kurse te Bologna nuk do të paraqiten Michael dhe Schouten.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Dzeko

Bologna (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Medel, Bonifazi, Hickey; Svanberg, Dominguez; Orsolini, Soriano, Barrow; Arnautovic

18:00 Inter - Bologna (Stadiumi Giuseppe Meazza)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat