Shkëndija kërkon vetëm fitore

Futboll

Shkëndija kërkon vetëm fitore

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:13
Shkëndija kërkon vetëm fitore

Ditën e dielë me fillim në orën 15:00, në kuadër të xhiros së shtatë të LPFMV-së Shkëndija nga Tetova në stadiumin në lagjen Autokomandë në Shkup, do përballen me ekipin e Skopjes.

Kjo përballje vjen vetëm pas pesë ditësh nga ndeshja kundër Shkupit në Tetovë, që përfundoi me barazim pa gola. Shkëndija këto pesë ditë i ka shfrytëzuar për t’u përgatitur maksimalisht për të shënuar fitore dhe për t’u kthyer me tre pikë në Tetovë.

Ljupço Doriev, tha:  “Kundër Skopjes po ashtu do të jetë ndeshje e vështirë për shkak se secili kundërshtar që luan kundër nesh, secila skuadër e jep 200% kundër Shkëndijës. Ne patëm një ndeshje të vështirë ditën e martë, por edhe pse na ngelën vetëm 5 ditë për t’u përgatitur, ne jemi profesionistë dhe do të jemi të gatshëm për këtë sfidë.

Besoj se do të fillojmë një seri të fitoreve dhe sigurisht se besoj që kjo seri e fitoreve do të fillojë që nga ndeshja kundër Skopjes. Ka ardhur koha që Shkëndija të tregojë klasin e saj”.

Të rejat në skuadër:

Sulmuesi Sindrit Guri akoma nuk e ka fituar të drejtën për lojë. Pritet që në xhiron e ardhshme Guri të ketë paraqitjen e parë për kuqezinjtë. Lojtarët tjerë janë të gatshëm për lojë.

Pozita momentale: Skuadra e Skopjes momentalisht ka 5 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri tani.

Ecuria: Ekipi i Skopjes u rikthye këtë vit në ligën e parë dhe bëri disa përforcime të duhura të cilat nevojiten për garim në ligë të parë. Në gjashtë xhirot e zhvilluara deri tani ka arritur një fitore dhe dy barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat