Dukagjini dhe Prishtina kërkojnë fitoren e parë

Futboll

Dukagjini dhe Prishtina kërkojnë fitoren e parë

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:28
Dukagjini dhe Prishtina kërkojnë fitoren e parë

Dukagjini nga Klina dhe Prishtina, skuadra që ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë në edicionin e ri të BKT Superligës së Kosovës. 
Dukagjinasit dhe prishtinasit kanë nga dy barazime e dy humbje. 

Finalisti i Kupës së Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, Dukagjini ka përparësinë e fushës, ndërsa kampioni në fuqi Prishtina beson e shpreson në cilësi.

Njoftohen te gjithë dashamirësit e futbollit qe ndeshja e javës se pestë, e që zhvillohet sot nga ora 15:00 ndaj Prishtinës për shkaqe të kufizimit me 5% te kapacitetit, për shitje janë vetëm 200 bileta.

Biletat shitën tek stadiumi nga ora 13:00 - 14:30. Njëkohësisht kërkojmë te respektohen masat anti-covid (maskat dhe distanca). Gjithashtu kërkojmë falje dhe njëherit edhe mirëkuptim”, njofton FC Dukagjini. 

Prishtina dhe Dukagjini renditen në vend të shtatë përkatësisht të tetë me nga 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat