Hungaria apo kuqezinjtë?

Futboll

Hungaria apo kuqezinjtë?

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:34
Hungaria apo kuqezinjtë?

Kualifikueset e Botërorit Katar 2022 po futen në fazën e tyre më të nxehtë, ku do të vendosen fatet e shumë Kombëtareve. Shqipëria do të luajë në 9 dhe 12 tetor dy sfidat me Hungarinë dhe Poloninë, që do të përcaktojnë se deri në çfarë pike do të arrijmë në grupin I. Trajneri i ekipit kombëtar polak ka dhënë një intervistë me Sebastian Stazevskin, ku është shprehur se ndeshja më e rëndësishme do të jetë fillimisht ajo me San Marinon.

Kjo për shkak se një 3 pikësh me ta do i jepte mentalitetin e duhur për të marrë një triumf mes vështirësive kundër kuqezinjve të Rejas.

“Më e rëndësishme ndeshja me Shqipërinë apo me Hungarinë?

Pikë së pari më e rëndësishmja do të jetë ndeshja me San Marinon, për të vazhduar të ecim mirë me mentalitetin tonë dhe që të sigurohemi se do të shkojmë të fitojmë me shumë vështirësi kundër Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.

Nuk mund të mendojmë 4 ndeshje para. Nëse duam të ndërtojmë dhe të fitojmë qendrueshmëri në gjithë gjërat e mira që po bëjmë duhet të sigurohemi se mentaliteti me San Marinon do të jetë i njëjtë si ai me San Marinon në transfertë. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi”, ka thënë Paulo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat