Mancini: Donnarumma është portieri më i mirë

Futboll

Mancini: Donnarumma është portieri më i mirë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:35
Mancini: Donnarumma është portieri më i mirë

Kryetrajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka vlerësuar portierin e PSG-s, Gianluigi Donnarumma.

Sipas trajnerit Italian, Donnarumma, është lojtari më i mirë në botë dhe nuk do të kalojë shumë kohë në stolin e PSG-së.

"Ai luajti shkëlqyeshëm kundër Manchester City. Donnarumma është portieri më i mirë në botë".

"Përkundër faktit se PSG ka një portier tjetër të lartë, nuk mendoj se Gianluigi do të kalojë shumë kohë në stol", tha trajneri gjatë “The Young”.

22-vjeçari italian ka luajtur vetëm tri ndeshje për PSG-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat